I merret pasaporta Llatasit, ndërsa Lazarovit i ndalohen paraqitjet publike

Gjykata Penale e Shkupit urdhëroi masa paraprake kundër gazetarit Dragan Pavlovic-Latas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, të cilët akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike pas promovimit të dhunës ndaj grave në një intervistë javën e kaluar.

Gjykata sot njoftoi se ndaj Latasit është shqiptuar masë parandaluese për shkak të prezencës së të akuzuarit, përkatësisht – Konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, d.m.th. ndalim i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e racizmit dhe materialeve ksenofobike, ndërsa Lazarovit i është caktuar masa e ndalimt për kryerjen e disa aktiviteteve të punës, gjegjësisht ndalim të paraqitjes publike.

Ndryshe, më 21 shkurt, Prokuroria Publike Shkup në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktakuzë kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Latas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, për veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik.

Të dy akuzohen se kanë përhapur një përfaqësim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave përmes një sistemi kompjuterik, gjë që shkaktoi reagime dhe një ndjenjë neverie dhe ankthi në publik.

Gjykata ka njoftuar sot se është themeluar lëndë e cila sipas sistemit AKMIS është caktuar për procedim të mëtutjeshëm nga një gjyqtar nga Departamenti i Krimeve për të Rritur.