Hana zgjodhi tatuazhin e ri të Loredanës

Loredana ka disa tatuazhe në trup, të cilat kanë mesazhe të veçanta, ndërsa tani ka shtuar edhe një të ri.

Rep-artistja kësaj radhe ka gdhendur në trup një panda dhe ishte përzgjedhja e vajzës së saj, vogëlushes Hana.

“Hana e kërkoi këtë panda, andaj e bëra”, shkroi ajo. Kujtojmë se Mozzik ka bërë tatuazh portretin e vajzës.