Bastisje në Kumanovë, arrestohet një 19-vjeçar!

Siç njoftojnë nga MPB, më 23.10.2021 në orën 9:30 në rrugën “Stevo Filipoviq” në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë arrestuar 19 vjeçarin K.G nga Kumanova.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij, me urdhër gjyqësor, policët kanë gjetur marihuanë, fara kanabisi dhe saksi me kanabis.

“Ai është privuar nga stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thonë nga policia.