Fetai: Bujar Osmani e paska propozuar për ambasador në SHBA Millosheviçin e vogël!

Arben Fetai në Facebook:

Bujar Osmani e paska propozuar për ambasador në SHBA Millosheviçin e vogël, Ljubomir Fërçkovskin, si shpërblim për qasjen e tij gjenocidale ndaj shqiptarëve.

Fërçkovskin ministër të policisë dhe skenarist të masakrës së Bit Pazarit e Aferës së Armëve. Fërçkovskin ideator të politikave millosheviçiane, që bënte thirrje për dëbim të shqiptarëve përtej Adriatikut.

Fërçkovskin fashist ordiner që sot e kësaj ditë i cilëson publikisht shqiptarët si pleme dhe platformën e Tiranës si platformë muti.
BDI jo vetëm që ka devijuar moralisht.

Ajo ka devijuar edhe kombëtarisht. As thirrjet për dorëheqje nuk kanë më kuptim.