Është hapur një grup tjetër “Dhoma publike”, autoritet në kërkim të anëtarëve

Është hapur edhe një grup “Dhoma publike” pasi grupi i mëparshëm është fshirë. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë Toni Angellovski për 360 shkallë.

Angellovska ka deklaruar se deri tani janë arrestuar katër persona të cilët janë përfshirë në grupin e parëm në të cilin janë shpërndarë fotografi eksplicite të vajzave, grave, numra telefonik.

“Siç e dini ‘Dhoma publike; është mbyllur por është hapur një grup tjetër dhe po punojmë në detektimin e atyre anëtarëve. Bëhet fjalë për grup të ri në të cilin është bërë transfero i antarëve nga grupi i mëparshëm, por kemi edhe një grup me anëtarë nga Serbia. Për momentin po punojmë në detektimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë me qëllim sanksionimin e tyre”, ka theksuar Angellovski.