Drejtoria e Doganave konfiskon një sërë mallrash kontrabandë në vlerë prej 900 mijë denarëve

Ekipet mobile të Drejtorisë doganore gjatë ditës së djeshme në njësinë doganore Dojran kanë zbuluar dhe konfiskuar një sërë mallrash, përfshirë barna dhe ikona, në vlerë të përgjithshme mbi 900 mijë denarëve.
Për shkak të dyshimit të bazuar, një automjeti i drejtuar nga një shtetas i Serbisë është dërguar për kontrollor të detajuar, ku është konstatuar se përveç mallrave të deklaruara në dokumentacion transportonte edhe mall të padeklaruar, si 269 pako me barna, 107 ikona, 98 copë kryqe dhe llamba metalike, si dhe 96 litra vaj ulliri, 2800 copë syze dielli dhe mallra të tjera të ndryshme.
Malli është konfiskuar përkohësisht dhe lënda i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve për procedurë të mëtutjeshme. Ndaj personit është bërë kallëzim penal për kontrabandë nga neni 278 i Kodit Penal.