DJ Geek prezanton ‘intro’-n e albumit të ri, sonte publikon këngën ‘Love Of Mine’

Këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Instagram, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka ndarë me ndjekësit disa projekte të tij.

Dj Geek është shprehur i emocionuar dhe në këtë nuk kishte si të mungonte edhe e dashura e tij, Dafina Zeqiri.

‘Jam shumë i emocionuar t’ju prezantoj të gjithëve me EP-në time, ky është prezantimi me vokalin dhe bukurinë e Dafina Zeqirit “Love of Mine”, kam punuar shumë dhe gjatë për këtë dhe shpresoj t’ju pëlqejë’, ka shkruar Geek.

Dyshja janë në lidhje prej disa vitesh, dhe së fundi përtej lidhjes ata kanë filluar bashkëpunimet në projekte të ndryshme.

Dafina dhe Geek, menaxhohen nga Pëllumb Çitaku./Lajmi.net/