Dhjetë persona rrahin një person në Strumicë, Prokuroria pa detaje për rastin

Rreth dhjetë persona e rrahën brutalisht një burrë. Ngjarja e shëmtuar ndodhi në pikë të ditës në qendër te Strumicës. E derisa viktima po goditej me shkopinj, shqelma e me grushta, shumë qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë po e përcjellnin shfaqjen me kërshëri.

Sipas informacioneve jozyrtare aksidenti ka ardhur pasi personi, në këtë rast i rrahuri ka qenë në një kazino të Strumicës, ku pasi i ka humbur paratë, e ka goditur dhe dëmtuar aparatin e lojës, me çka pastaj është sulmuar fizikisht dhe përleshja ka vazhduar deri në rrugë.
Nga policia e Strumicës nuk japin detaje, sepse rasti ka kaluar në Prokurori, e nga Prokuroria e Strumicës thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit.

“Pas njoftimeve në rrjetet sociale dhe në media, Prokuroria Themelore Publike në Strumicë dje, pas informacioneve që qarkullojnë në opinion, hapi lëndë për ngjarjen në qendër të Strumicës, ku disa persona ishin pjesëmarrës në një përleshje. Udhëzime dhe urdhëra u janë lëshuar autoriteteve kompetente për dorëzimin e të dhënave dhe përcaktimin e identitetit të personave që morën pjesë në ngjarje. Prokuroria vazhdon të marrë masa për zbardhjen e ngjarjes”, njofton Prokuroria.

Opozitarja VMRO-DPMNE akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme që edhe pasi kanë kaluar 24 oë nuk po japin informacione rreth rastit. Nga kjo parti ngrenë dyshimin se dhunuesit janë të afërt të partisë në pushtet apo LSDM-së dhe se pjesë e tyre është edhe sigurimi i kryeministrit Zaev.

“MPB po heshtë tash e 24 orë dhe nuk del me detaje, kurse i gjithë opinion tashmë i dinë dhe po shkruajnë për detajet. Vetëm 100 metra larg Stacionit policor në qendër të qytetit u bë një përleshje brutale, e cila ngjasonte me tentativë për vrasje, e më shqetësuesja është se edhe fëmijët janë dëshmitarë të përleshjes, që normalisht do të lej edhe pasoja të fëmijët. më e rëndësishmja është se policia në këtë rast nuk është askund”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Videoja nga përleshja po qarkullon nga dje nëpër rrjete sociale ku ka edhe komente të ndryshme nga qytetarët me pretendime se është rrahur njëri nga truprojat e Zaevit ose se i njëjti ka qenë i përzier në sulmin fizik. Kjo nuk është hera e parë të qarkullojnë video me përleshje të tilla fizike në Strumicë, vitin e kaluar nëpër Facebook qarkullonte edhe kjo video, ku shihen duke u rrahur disa burra mes vete.