Është publikuar lista e më të paguarve nga Instagrami në këtë vit.
Cristiano Ronaldo kryeson listën me 38.2 milionë funta fitime nga Instagrami këtë vit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ai pasohet nga Lionel Messi dhe Kendall Jenner.
- Cristiano Ronaldo
Futbollisti Portugez ka 194 milionë ndjekës në Instagram dhe ndan fotografi të suksesit të tij sportiv, familjes dhe stërvitjeve duke fituar 38.2 milionë funta (47.8 milionë dollarë) në 2019.
Babai i katër fëmijëve nënshkroi një kontratë katër vjeçare me klubin e futbollit Juventus vitin e kaluar dhe kombëtaren Portugeze.
Ronaldo fiton 28 milionë £ në vit (36.6 milion dollarë) në paga në Juventus, duke e bërë platformën e tij në Instagram një biznes fitimprurës.
Ai pati gjithsej 49 postime reklamuese këtë vit, ku promovoi atletet e futbollit Nike, parfumin e tij, CR7 Play it Cool, dhe madje edhe një produkt për flokët.
Vitin e kaluar ai u bë lojtari i parë që shënoi 400 gola në pesë ligat më të mira të Evropës.
2. Lionel Messi
Futbollisti argjentinas Lionel Messi u rendit i dyti në listën e më të paguarve këtë vit prej Instagramit me 18.7milionë £ (23.3 milionë dollarë).
Futbollisti i FC Barcelonës, 32 vjeç, fitoi 518,000 për një postim për 139 milionë ndjekësit e tij.
Ylli sportiv kishte dhe kontrata me Adidas dhe rregullisht poston foto të festave ekzotike me gruan e tij dhe tre djemtë.
Messi ka bashkëpunuar gjithashtu me markën e bizhuterive “Jacob & Co” dhe markën amerikane “Lays” dhe ka postuar 36 postime të sponsorizuara këtë vit.
3. Kendall Jenner
Kendall u kurorëzua mbretëresha e Instagramit pasi u zbulua se ajo ishte femra më e paguar në faqen e rrjeteve sociale.
Modelja amerikane, 24 vjeç, ka promovuar markat e të brendshmeve të tilla si Calvin Klein dhe produktet e lëkurës Proactiv duke fituar 12.7 milionë £ (15.7milionë dollarë) këtë vit.
Këtë vit ajo ishte fotografuar në Vogue dhe ka sfiluar për Valentino, si dhe kishte kontratë me kompaninë luksoze të këpucëve Stuart Weitzman, ajo ka 120 milionë ndjekës.
Kendall ka postuar 26 foto të sponsorizuara këtë vit dhe fitoi 489,000 (611,000 dollarë) për një postim.
Jenner ka ecur në pistat e Milanos, Nju Jorkut dhe Parisit dhe ka vepruar si një ambasadore e markave për fushatat me Estee Lauder.
Ajo u njoh për herë të parë në emisionin televiziv, Keeping Up with Kardashians, e cila ndoqi jetën e katër motrave të saj së bashku me nënën e tyre Kris Jenner.
4. David Beckham
David Beckham është bërë ylli britanik që fiton më shumë në Instagram për vitin e dytë me radhë.
Ish-futbollisti, 44 vjeç, raportohet se ka mundur të sigurojë deri në 286,000 £ (357,000 dollarë) për postimin e një imazhi të vetëm të sponsorizuar dhe ngarkuar 30 postime reklamuese këtë vit, në shumën prej 8.6 milionë (10.7 milionë dollarë).
Shuma e fitimeve të tij është në rritje nga viti i kaluar, kur ai kishte fituar 228,000 £ (298,224 dollarë) për postim.
Ndër 30 postimet e sponsorizuara të Davidit këtë vit ishin reklamat për kompaninë për orë dore Tudor Watch dhe markën e veshjeve për meshkuj, Kent & Curwen.
5. Selena Gomez
Këngëtarja amerikane Selena Gomez fitoi 6.4 milionë £ (8 milionë dollarë) në Instagram këtë vit pavarësisht se postoi vetëm nëntë foto të sponsorizuara, transmeton lajmi.net.
Ylli i pop-it, 27 vjeç, fitoi 709,000 ((886,000 dollarë) për një postim në faqen ku ajo ka 164 milionë ndjekës.
Ndër postimet e saj të sponsorizuara janë një marrëveshje me markën sportive Puma dhe markën luksoze Coach me të cilën ajo ka bashkëpunuar për çanta dhe veshje.
6. Neymar Jr
Futbollisti brazilian Neymar da Silva Santos Júnior, i njohur më së shumti si Neymar, luan si një sulmues për klubin francez Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Brazilit.
Ai kishte të ardhura prej 5.8 milionë £ (7.2 milionë dollarë) nga postimet në Instagram këtë vit me një mesatare të raportuar prej 578K ((722,000 $) për postim.
8. Kylie Jenner
Mbretëresha në Instagram, Kylie Jenner ka arritur fitime prej 3 milionë funta (3.8 milionë dollarë) këtë vit dhe raportohet se fiton për një postim rreth 1.01 milion £ (1.27 milion) dollarë.
9. Ronaldinho
Ish-futbollisti Ronaldinho siguroi numrin nëntë të listës pasi fitoi nga Instagrami një milion funta (2,6 milion dollarë) këtë vit.
10. Khloe Kardashian
Khloe iu bashkua dy motrave të saj, Kylie dhe Kendall, duke u bërë ylli i dhjetë në Instagram në listën e më të paguarve këtë vit.
35 vjeçarja fitoi 957,000 £ (1.2 milion) dollarë nga rrjetet sociale me një mesatare prej 478,000 (598,000 dollarë) për postim.