Bytyqi: Masat ekonomike të qeverisë ishin të sukseshme

Kriza shëndetësore dhe sociale e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar në zhvillimet ekonomike në të gjithë botën sigurisht që edhe në ekonominë tonë vendore. Në kohën kur kërkohej reagim urgjent, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut krijoi 3 grupe të masave për realizimin e të cilave janë rezervuar 505 milionë euro apo 5% e bruto prodhimit vendor, ndërsa tani 87 kompani do të marrin mbështetje financiare për zhvillimin teknologjik për të tejkaluar pasojat e Covid-19 si pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë, thanë drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski dhe Zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.

Buxheti për zbatimin e kësaj mase është rreth tre milion euro, nga të cilat 1.7 milion euro janë fonde të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe 1.3 milionë euro janë fonde të vetë kompanive.

DREJTOR I FONDIT PËR INOVACION DHE ZHVILLIM TEKNOLOGJIK, JOVAN DESPOTOVSKI

“Nga 123 ndërmarrjet që hynë në fazën përfundimtare, Komiteti për miratimin e investimeve ka paraqitur komentet e tyre për 35 kompanitë e tjera që do të kenë kohë deri në fund të muajit për të paraqitur argumentet e tyre në lidhje me atë që Komiteti konsideron se mungon në planet e tyre të investimeve, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësinë të jenë pjesë e fondeve të miratuara nga cikli i parë i investimeve. Për herë të parë që kur fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik shpall thirrjet publike, sektori i IT nuk është dominant, dmth në këtë thirrje publike shumica e fondeve të aprovuara janë për institucione private të kujdesit shëndetësor, kompani për tregti, industri të makinerive e tij”

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi tha që masat ekonomike ishin të duhura për ta ndihmuar ekonominë ta mbijetojë krizën, shtyrja e krediteve, shtyrja e tatimeve të kompanive, ulja e kamatave dhe kartelat pagersore kane dhene efekte pozitive. Bytyqi gjithashtu tha se përmes këtij instrumenti inkurajojnë inovacionin dhe kreativitetin e kompanive dhe presim që ata të njohin mundësinë e transformimit, të reagojnë shpejt, t’i përshtaten kushteve të reja dhe të kthehen në rrugën e suksesit sa më shpejt të jetë e mundur .

ZËVENDËS KRYEMINISTËR PËR ÇËSTHJE EKONOMIKE FATMIR BYTYQI

“Me linjën kreditore pa interes COVID 19 përmes bankës së zhvillimit në ekonomi kemi injektuar burime të reja financiare prej 5 milion eurove për ato kompani nga sektorët më të prekur, turizmin, hotelierinë dhe transportin e udhëtarëve. Për këtë linjë kreditore pa interes,janë miratuar 737 aplikime nga kompanitë që punësojnë 6509 persona. Banka për zhvillim shplaosi edhe linjë kreditore COVID 2 në vlerë prej 8 milionë eurove që ishte e destinuar për të gjitha sferat. Me këtë linjë kreditore gjithsej janë miratuar 639 apilikime për kredi nga kompanitë vendore që punësojnë 11325 punëtorë. Kompanitë e këtij sektori dhe gjithë ato që kanë pasur humbje e kanë shfytëzuar ndihmën për pagesë të pagave minimale prej 14.500 denarëve , këtë e kanë shfytëzuar 20000 kompani me 120000 punëtorë”.

Sipas Bytyqit, me këtë instrument sigurohet përkrahje financiare e zhvillimeve teknologjike për kompanitë dhe instutucionet private shëndetësore për t’i tejkaluar pasojat nga COVID-19, kompanitë sociale që janë të goditura nga kriza si dhe masa për mbrotje të shëndetit të punëtorëve dhe klientëve./SHENJA/