Besimi dhe Gееr: RMV-ja t’i vazhdojë reformat ekonomike dhe sociale

“KOHË E SFIDAVE TË MËDHA EKONOMIKE, TË KRIJOHET ME KUJDES POLITIKA FISKALE”

Në diskutimin me Komisionin Evropian, pas dorëzimit të Programit për Reforma Ekonomike 2022-2024, është dakorduar që në periudhën e ardhshme fokusi të vehet në miratimin e kornizës juridike për efikasitet energjetik dhe vendosjen e fondit për efikasitet energjetik konform Agjendës së Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe vazhdimi I reformave në arsim, vecanërisht në arsimin e mesëm professional.

“Qëllimi I zbatimit të këtyre konkluzionve është që të përforcohen zhvillimi ekonomik dhe social në vend, si dhe të afrohemi drejt realizimit të kërkesave nga kriteret e Kopenhagës për aderim në BE. Është koha e sfidave të mëdha ekonomike, me cka kërkohet krijimi me kujdes I politikës fiskale, me masa për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve” – Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Dialogu i politikave ekonomike duhet të vazhdojë të luajë rol kyç në sigurimin e udhëzimeve të dakorduara të politikave të përbashëkta me qëllim të përkrahjes së rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike afatmesme dhe ndihmën për partnerët e zgjerimit për të përmbushur gradualisht kriteret ekonomike për anëtarësim në BE.

“Synimet e politikave për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 fokusohen në sigurimin e përkrahjes për amvisëritë dhe kompanitë e ndjeshme në periudhë afatshkurtër dhe për konsolidimin afatmesëm të buxhetit. BE-ja ka vendosur të ndërmarrë më shumë përgjegjësi mbi sigurinë e saj dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshme vendimtare drejt krijimit të rezistencës në Evropë. Kjo nënkupton uljen e kushtëzimit, krijimin e modelit të ri të rritjes dhe investimeve për vitin 2030, si dhe zhvillimin e diversifikimit më të madh energjetik. Partnerët tanë inkurajohen të ndjekin këtë shembull” – Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Sigurimi i mbështetjes fiskale në buxhetin e sivjetshëm për tejkalimin e efekteve të krizës, ndjekja me kujdes e lëvizjeve të cmimeve, vazhdimi I reformave në menaxhimin me financat publike, miratimi I ligjit të ri për buxhet, zbatimi I strategjisë tatimore dhe transformimi digjital I DAP-it, miratimi I ligjit të ri për partneritet publiko-privat, racionaizimi I të dhënave parafiskale dhe miratimi I strategjisë së re për formalizimin e ekonomisë, janë disa nga rekomandimet që dolën nga Dialogu Ekonomiko-Financiar RMV-BE, që u mbajt në 24 Maj në Bruksel. /KlanMacedonia/