Barca e hapur ta shes Ivan Rakiticin te Sevilla

Ylli kroat, Ivan Rakitic, i cili aktivizohet me Barcelonën, pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës, pasi hapësirat e tij janë minimizuar te Barca.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona janë të hapur të shesin Rakitic te Sevilla, transmeton lajmi.net.

32 vjeçari dëshiron të mbyll karrierën në ‘Ramon Sanchez – Pizjuan’, dhe Barca janë gati ta lirojnë atë.

Për kartonin e mesfushorit, Barcelona do të kërkojë 10 milionë euro.

Rakitic ka vetëm një vit të mbetur në kontratën aktuale në ‘Camp Nou’.

Emri i lojtarit është lidhur edhe me Paris Saint Germain, megjithatë thuhet se Sevilla është në pozitë më të mirë për të marrë nënshkrimin e tij.