Bellanocasit fikin vetë zjarrin: Zjarrfiksat nuk reaguan në thirrjet e tyre për ndihmë (Video)

Një zjarr i madh dje pasdite (e hënë) ka shpërthyer në Bellanoc të Komunës së Likovës, në afërsi të kufirit Maqedoni e Veriut-Kosovë, njofton gazeta “Lajm”.. Me të vërejtur zjarrin, banorët e këtij fshati malor menjëherë i kanë njoftuar organet kompetente – Shërbimin e Zjarrëfiksave në Kumanovë, por këta të fundit nuk i janë përgjigjur pozitivisht. Duke qenë të injoruar nga Shërbimi i zjarrëfiksave, bellanocasit janë ngritur në këmbë për të “luftuar” me orë të tëra me flakët e zjarrit, deri në shuarjen e tërësishme. Kjo “betejë” e rrezikshme për shuarjen e zjarrit ka zgjatur me orë të tëra. Banorët janë tepër të indinjuar e mlleforsur me mënyrë e pahijshme dhe indolente të autoriteteve komunale të Kumanovës, në veçanti për sjelljen mospërfillëse të Shërbimit të zjarrëfiksave. Ndërkohë, edhe krahas rrezikut të banorëve të kësaj ane, asnjë subjekt relevant politikë lokalë ose qytetarë, nuk ka reaguar për sjelljen e këtillë të organeve kompetente./ Gazeta Lajm