Arrestohet një hajdut nga Kumanova

Nga SPB-ja e Kumanovës bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm kanë ndaluar një person me inicialet E.I.(35) nga Kumanova, pasi dyshohet se personi në fjalë ka kryer vjedhje në një pronë private në qytetin e Kumanovës. Pas arrestimit gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa 35-vjeçari po mbahet në stacionin policor për të kryer kallëzimin përkatës.
“Sot (23.02.2023) në orën 10:40 në Kumanovë, policët e SPB Kumanovë kanë arrestuar personin E.I.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm ka hyrë në një pronë private në rrugën “Mosha Piade” dhe ka marrë disa sende. Gjërat e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.”- thuhet në njoftimin e policisë.