Ali Ahmeti PO VJEN në Çair! Mexhiti: Është tubim i “artanistave”

Të hënën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, BDI do të mbajë tubim i cili do të kulmojë me fjalimin e kreut të integristëve AliAhmeti, mëson TV21.

Por a do të marrë pjesë grupi i zjarrit në tubimin e BDI-së? TV21 kontaktoi me Izet Mexhitin, i cili tha se nuk i ka ftuar askush dhe se është tubim i mbështetësve të Artan Grubit.

“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, tha Mexhiti në një përgjigje me shkrim për TV21.