Aksident në Manastir, lëndohen dy persona

MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në Manastir ku janë lënduar dy persona.

“Me datë 14.08.2022 në ora 01.02 në SPB Manastir është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Solunska” me rrugën “Nikolla Tesla” në Manastir, ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes të një mopedi “hamachi”, pa targa regjistrimi, drejtuar nga një 16-vjecar dhe automjetit “Opel Vectra”, me targa të Manastirit, drejtuar nga A.S.(43), të dy nga Manastiri.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe bashkudhëtari i tij V.M.(28), të konstatuara në Spitalin klinik Manastir.

Në koordinim me Prokurorin Publik, ekipi i Stacionit Policor Manastir ka kryer hetim në vendin e aksidentit”, njoftojnë nga MPB.