MSH: Dje janë vaksinuar 5.407 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 488.101 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 5.407 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.263 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 458.040 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 51% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 45% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 38% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.