31 milionë dollarë shtesë nga SHBA për modernizimin e Ushtrisë së Maqedonisë

Me një mbështetje të re financiare prej 31 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin procesin e modernizimit dhe pajisjes së ushtrisë sipas standardeve më të larta të Aleancës.

Siç njofton nga Ministria e Mbrojtjes, kjo pako financiare vjen pas mbështetjes së vitit të kaluar për modernizim dhe pajisje në vlerë prej 106 milionë dollarë, që sipas ministrisë, është dëshmi për lidhjet e forta mbrojtëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatë në NATO.

Nga fillimi i bashkëpunimit në mbrojtje e deri në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe ushtrisë me 160 milionë dollarë, ndërsa vetëm në vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë 137 milionë dollarë shtesë mbështetje amerikane.