Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.566 teste të kryera janë regjistruar 999 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 711 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 21 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.
Lajme 21 viktima dhe 999 raste të reja me virus