Administrata amerikane planifikon të forcojë praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit të Iranit, një informacion i bërë i ditur sot nga ”Wall Street Journal”, por i mohuar nga Pentagoni.
Që nga pranvera, 14000 ushtarë u janë shtuar 70000 trupave ushtarake të përhershme, për të mbrojtur sigurinë në rajon.
Sipas gazetës, dërgimi i këtyre përforcimeve do të shërbejë për të penguar sulmet e Iranit ndaj interesave të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Prej disa muajsh në këtë rajon kanë ndodhur incidente e sulme të shumta, që Uashingtoni ia ka atribuar Iranit.