​Senati amerikan nuk miraton fondet shtesë për të ndihumar bizneset në vështirësi nga Covid-19

West side view of the United States Capitol building.

Senati amerikan nuk arriti të aprovojë legjislacionin që do të zgjerojë fondet për Programin e Mbrojtjes së Paycheck (PPP), i cili siguron kredi për bizneset e vogla për të zbutur ndikimet ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Republikanët kishin shpresuar të aprovonin një 2 Load AD

50 miliardë dollarë shtesë për programin, i cili u krijua si pjesë e paketës masive të ndihmës 2.2 trilion dollarë të nënshkruar nga Presidenti Trump muajin e kaluar.
Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell u përpoq ta aprovonte masën me pëlqimin unanim, i cili nuk kërkon praninë e një shumice të senatorëve, shumica e të cilëve janë kthyer në shtëpi. Ai nxiti demokratët të mbështesin masën.

Por demokratët akuzuan republikanët se po përpiqeshin të kryenin zgjerimin e fondeve për spitalet, qeveritë shtetërore dhe lokale pa u konsultuar me to.

Në SHBA gjatë 3 javëve të fundit j anë deklaruar si të papunë 16.8 milionë persona.

Deri më tani në vend janë shënuar 16,697 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 468,895 njerëz.