​Rama paralajmëron bizneset e lejuara

Sipas Ramës të gjithë këto biznese që do hapen duhet të disponojnë në mjedis vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë.

“ Kujtesë!

Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!

Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli🚫”, shkruan Rama.