​Presidenti Meta kërkon hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antievropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjuni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, tha presidenti Meta./rtsh