​Italia regjistron numrin më të ulët të të infektuarve për më shumë se një muaj

Një total prej 2,256 rastesh të reja të koronavirusit janë regjistruar në Itali në 24 orët e kaluara, më e ulëta kjo prej datës 10 mars, njoftoi sot Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Sipas saj, 454 të tjerë vdiqën nga koronavirusi, një rritje e lehtë e numrit të viktimave në krahasim me të dielën, kur u raportuan 433 vdekje, transmeton KosovaPress.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali u rrit në 24.114, dhe është vendi i dytë në botë për sa i përket viktimave, pas SHBA.