​Haziri: Abdixhikut do t’i qëndrojë prapa në çdo kohë

Lutfi Haziri që ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe njëherë ka uruar Lumir Abdixhikun për detyrën e të parit të kësaj partie për çka tha se në çdo kohë do t’i qëndrojë prapa.

Haziri tha se muajt e fundit janë shoshitur e analizuar për atë se si do të kalojë LDK procesin e zgjedhjet së kryetarit e për çka tha se gjitha vlerësimet kanë rënë poshtë. Ai nëpërmjet një postimi ka shkruar se LDK është standard e shkollë politike.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal. Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka shkruar Haziri.