Zyrtare: Zoran Milanoviç president i ri i Kroacisë

Ish kryeministri, Zoran Milanoviç, ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci.

Tani janë numëruar më shumë se 99% e votave dhe Milanovic po prin me 53%. Kandidatja Kolinda Grabar Kitaroviq ka 47% dhe me gjasë do të humb postin e presidentes që e ka mbajtur këto pesë vitet e fundit. ajo ishte presidentja e parë femër e vendit, transmeton Gazeta Express.

Rezultati është një barometër shqetësues për partinë konservatore që është në pushtet dhe ka ekzekutivin. Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen në fund të këtij viti.

Kroacia gjashtë muajt e parë të këtij viti do të mbajë presidencën e Këshillit Europian.

Milanovic ka falënderuar mbështetësit dhe vullnetarët në fushatën e tij, por nuk e ka shpallur ende fitoren deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.

Milanovic ka qenë kryeministër i Kroacisë për pesë vite, dhe ishte në zyrë kur u antarësua Kroacia në BE.