Aksionet policore në vendbanimet shqiptare tanimë si duket janë bërë “traditë” në Maqedoninë e Veriut. Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një aksion i madh policor në fshatin Luboten të Shkupit, fshatë ky që cilësohet si më i vuajturi gjatë luftës së vitit 2001 shkruan Zhurnal.

Partneri më i madh shqiptar në Qeverinë e Kryeminstrit Zaev, BDI për gjithë këto aksione në vendbanimet shqiptare ka zgjedhur heshtjen dhe nuk komenton asgjë dhe nuk e sheh të arsyeshme që së paku një herë të reagon.

Siç edhe thamë më herët, Luboteni ishte një fshatë që praktikisht u krye gjenocid ndaj qytetarëve të saj në vitin 2001, por këta qytetarë përveç se kanë vuajtur gjatë kohës së luftës, ata po vuajnë edhe gjatë kohës së lirisë sepse po i nënshtrohen përbuzjeve dhe aksioneve policore si ky i ditës së sodit.

Komandant Abaz Gjuka më së miri e di se sa gjak është derdhur në këto vendbanime shqiptare, që tani gati në çdo muaj po u nënshtrohen aksioneve policore. Përveç në Luboten, para dy jave u zhvillua edhe një aksion në Lagjen Hasanbeg të Shkupit ku u arrestuan disa persona. Këta qytetarë të dhanë votë që ti mbrosh në liri dhe jo të maltretohen nga fuqia e aparatit shtetëror. A është i pabazë aksioni i sotëm ku sipas informacioneve jo zyrtare thuhet se ky aksion është bërë për mbjellje të duhanit nga ana e banorëve të Lubotenit, por që këta banorë me këtë punë sigurojnë ekzistencën.

“Le të më punësojnë, unë nuk do ta punojë këtë punë. Hyjnë si të duan, askush nuk reagon. Vijnë kërkojnë vota në zgjedhje, pastaj zhduken”, tha një qytetarë i revoltuar.

Por aksionet policore në vendbanimet maqedonas, janë tabu temë vite me rradhë. Pse MPB nuk e sheh të arsyeshme që të zhvillon aksione policore në Strumicë, Gjevgjeli ku mbizotërojnë bordele e klube të ndryshme të natës, e që dyshohet se janë totalisht të vendosura në mënyrë jashtëligjore, por që policia deri më tani ka qenë e heshtur, njejtë si partneri shqiptarë në pushtet BDI.

Abaz Gjuka mos harro betimin e UÇK-së

“UNË, Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, BETOHEM se do të LUFTOJ për Çlirimin e TOKAVE SHQIPTARE. Do të Jem përherë BESNIK, Luftëtar i Dejnë i LIRISË, Vigjilent, Guximtar dhe i Diciplinuar, i Gatshëm që në Çdo Kohë, pa KURSYER AS JETËN Time, të Luftoj për t’i Mbrojtur Interesat e SHENJTA të Shqiptarëve. NËSE SHKEL këtë BETIM, le të NDËSHKOHEM me Ligjet më të ASHPRA të Luftës dhe NËSE T R A D H T O J, Qoftë i HUMBUR GJAKU IM.