Zbulohet foto, ky është 28-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri në Tiranë

Personi që shihni në foton më lart është 28-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, jashtë ambienteve të një lokali ku po pinte kafe me dy vajza.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:45 në zonën e “Astirit”, në një rrugicë pranë lokalit ku ai ndodhej. Viktima është Vilson Tafçiu, me origjinë nga Dibra dhe banues në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë. Burimet thanë se nga të shtënat me armë, ai fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë menjëherë sapo është transportuar në Spitalin e Traumës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer shoqërimet e para. Ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse e dalëse të Tiranës, në kërkim të autorit të krimit.

Burimet thanë se janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe dy vajzat, me të cilat ndodhej në lokal viktima, në kohën kur u thirr për të dalë jashtë.