Pas reagimeve të ashpra të publikut, kryeministri Zoran Zaev sonte i kërkoi falje komunitetit L.GBT dhe tha se ai përdori fjalën “pederast” si karakter për person.

“Komuniteti L.GBT ka respektin tim të madh. Kështu që, para se të përdorja fjalën “pedereast” kërkova falje. Unë e përdora atë fjalë për të përshkruar një karakter, jo një përkatësi seksuale. Falje për njerëzit L.GBT. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre, si më parë”, ka shkrua Zaev në Twitter.

Ai më herët kishte thënë se nuk do të lejojë që disa kriminelë, një gazetar suet dhe një pederast ta rrënojë Qeverinë e tij.

Loading...