Kryeministri Zoran Zaev në një postim në Fejsbuk në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllim të thellë dhe solidaritet ndaj familjeve të të gjithë të pësuarve në Srebrenicë,por edhe për viktimat të cilët në mënyrë të pafajshme e humbën jetën në luftën në Bosnje e Hercegovinë.

“Kaluan 24 vjet nga krimi i tmerrshëm kundër njerëzimit, kur në periudhën nga 11 deri më 23 korrik në Srebrenicë dhe në rrethinën e saj, u vranë më shumë se 8.000 pjesëtarë të popullit boshnjak, por dhimbja dhe përkujtimi mbesin. Ajo që ka ndodhur në Srebrenicë është një prej humbjeve më të mëdha të vlerave civilizuese dhe leksioneve që duhet ta mësojmë, njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar kryeministri.

Ai shton se si pjesë e familjes së popujve evropianë,i ndajmë vendimet nga Rezoluta e Parlamentit Evropian nga 15 janari i vitit 2009 me të cilën 11 korriku shpallet Ditë përkujtimore dhe fuqishëm dënohet gjenocidi në Srebrenicë me apel se krimet e tilla të tmerrshme asnjëherë më nuk guxojnë të përsëriten.

“Krimi kundër njerëzimit ndaj popullatës civile në Srebrenicë përgjithmonë do të mbetet një kujtim për tmerret në luftë dhe në forma ekstreme të nacionalizmit”, thekson Zaev në Fejsbuk. .