Zaev: Së pari konsultime në LSDM dhe me partitë e vogla, pastaj vendim për BDI-në

Pas konsultimeve brendapartiake si dhe bisedimeve me partitë më të vogla do të vendoset për aktivitetet e BDI-së, gjegjësisht për dorëzimin e pesë-gjashtë mijë amendamenteve për Kodin Zgjedhor, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i cili tha se edhe ajo që VMRO-DPMNE-ja ka dërguar nëntë mijë amendamente është sinjal i fuqishëm për bllokimin e procesit.

“Do t’i shohim të gjitha analizat. Me partnerët do të bisedoj dhe dëshiroj që t’i shohim sqarimet e tilla. Por, siç thashë dje, me të vërtetë porosia është jologjike, partnerët flasin. Ne flasim me argumentet tona se pse është më mirë një njësi zgjedhore. U mbajtën mbledhje, u sollën vendime nga ana e partive politike dhe nuk guxojmë që të mos e dëgjojmë zërin e partive më të vogla politike. Në fund kemi demokraci të përforcuar. Demokracia bazohet me të vërtetë në shumicën e argumenteve që t’i vendosim në tavolinë. Kishte ide të caktuara që tani të sjellim e të vlejnë në 2024. Unë jam për atë që të vlejë menjëherë dhe mendoj se mundemi”, theksoi lideri i LSDM-së.

Ky, tha ai, është një hap para që jemi të detyrueshëm ta bëjmë jo vetëm për atë që kemi premtuar para zgjedhjeve. Thashë se humbim ne, pas kësaj humb VMRO-DPMNE-ja, e pastaj fitojnë të gjithë. “Së pari fiton shteti por fitojnë edhe të gjitha partitë tjera politike”, theksoi Zaevi.