Zaev: Ligji i gjuhës na bashkoi më shumë

Zaev: Të mos lejojmë të jemi naiv, të hapim gjëra që mund të na ndajnë
Bashkë do të vazhdojmë t’i vërtetojmë hapat e ardhshëm lidhur me zgjidhjen ligjore, pasi përfundimisht nuk do të lejojmë të jemi naiv asnjëri prej nesh dhe të hapim përsëri disa punë që mund të na ndajnë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me qëndrimin e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani rreth pranimit të ndryshimeve të Ligjit për gjuhët të rekomanduar nga Komisioni i Venecias.

“Çdoherë kemi qenë konzistent në deklaratat dhe atë që dua ta riafirmojë në opinion është se shumë punë të mira kanë ndodhur në dy vite e gjysmë të fundit me të cilën populli jonë, të gjitha bashkësitë etnike, grupe të ndryshme religjioze dhe kuptohet trashëgimi të ndryshme kulturore dhe të ngjashme, arriti të bashkohet në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Prej të gjithë atyre punëve ky Ligj ka qenë një nga ato që na bashkoi. Siç thamë edhe më parë ne dhamë letër të përbashkët dhe shkresa deri te Komisioni i Venecias, qeveria miratonte vendime, Parlamenti e miratoi paraprakisht ligjin”, ka shtuar Zaev.

Në fund ai ka nënvizuar se në mënyrë të kujdesshme edhe në të ardhmen do të vendoset për atë se shoqëri e bashkuar dhe e përbashkët sjell jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e vendit.