Zaev: Ekziston vullnet serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin

Sot është Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, ditë kur përkujtohemi se rastet e korrupsionit janë kërcënimet më të mëdha për shoqërinë, shkroi Zoran Zaev ë profilin e tij në Fejsbuk.

“Sot ka vullnet të madh serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë, besoj, si kurrë deri më tani. Këtë e kemi dëshmuar në shumë raste kur në opinion u ngritën dyshime për përplasje të interesave ose punës jokoshiente, që e hapin portën për korrupsionin. Luftë e pakompromistë kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënise. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”, thotë kryeministri.

Nëse për këtë nuk ka vullnet ose nëse mekanizmat antikorruptues janë penguar në çfarëdo mënyre, siç thekson Zaev, kjo sëmundje shoqërore do t’i përfshijë të gjitha pjesët vitale të komunitetit dhe do të jetë kërcënim për zhvillimin e saj.