Vjollca Haxhiu fillon punën si frizerkë

Është femër e suksesshme, e bukur dhe e zonja.

Vjollca Haxhiu e cila cilësohet si këngëtarja e ëmbël e estradës, ndonëse beqare ka ndërtuar një mënyrë të jetës që e bën të lumtur.

Këngëtarja duke i dhënë prioritet karrierës ka arritur të bëhet nga më të kërkuarat për dasma e gëzime familjare.

Krahas kësaj, Vjollca është dalluar gjithmonë për stilin, elegancën e sharmin që ka shfaqur në paraqitjet e saj.

Mirëpo duket se profesioni i këngëtares nuk është i vetmi për të. Së fundi ajo na ka treguar se ka filluar të punojë si frizerkë.

Një sallon ondulomi e ka etiketuar këngëtaren duke thënë se iu shtua një punëtore e re.

Kurse Vjollca e cila shihet duke ia rregulluar flokët thotë “Po duhet derisa ti kryj edhe do borgje”, duke nënkuptuar punën.

Sigurisht që kjo është një shaka nga këngëtarja e cila duket se ka një shoqëri me to.