Viti i Ri në familjen e Lyrical Son

Reperi Lyrical Son ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në mesin e më të dashurve të tij.

Ai pozoi me gruan dhe dy vajzat, teksa të gjithë ishin veshur njësoj dhe dukeshin të lumtur pranë bredhit.

“Duke ju deshiruar shendet, paqe dhe lumturi, familja Arifi ju uron Vitin e Ri 2020. Gezuar 🥳”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, Lyrical Son ka përmbyllur një vit të suksesshëm në karrierën e tij. /