Vidhet një dyqan argjendarish në Librazhd

Një dyqan argjendarish është vjedhur gjatë natës në Librazhd. Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetasit S.Xh, 64 vjeç.

Ende nuk dihet sasia e vjedhur nga autorët e kësaj ngjarje të cilët janë ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.