Kosova mundi Bullgarinë 2-3, në një mbrëmje magjike, që do të mbahet mend shumë gjatë nga “Dardanët”.

rashica-780x439

Lojtari më në formë i përfaqësueses kosovare momentalisht, është Milot Rashica, i cili jo vetëm që shënoi dy gola në dy ndeshjet me Bullgarinë dhe Malin e Zi, por driblimi që ai bëri në golin e dytë ndaj bullgarëve, është postuar nga UEFA Euro 2020 në faqen zyrtare.

Ky driblim është konsideruar si një nga momentet më të bukura të ndeshjeve eleminatore për Europianin e 2020-ës. Nuk ishte vetëm një moment për t’u shijuar nga Rashica, por ishtë një lëvzije “kyçe” për shënimin e golit.

/PANORAMASPORT.AL/

Loading...