Veseli: Lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai tha para mediave se lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit serb.

Veseli ftoi qytetarët e Kosovës që në këtë kohë të qëndrojë i bashkuar.

“Kam premtuar publikisht. Sot jam paraqitur për intervistim. Kam përfunduar intervistën. Vitet e nëntëdhjeta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë, ne iu kemi kundërvënë. Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë UÇK në përballje me gjenocidin serb, lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrimin etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të jemi bashkë dhe të kalojmë edhe këtë sfidë”, tha Veseli.

Alsat