Sot në orët e mbrëmjes një aksident ka ndodhur në lagjen Drma në aksin Shkup-Veles në afërsi të burgut të Idrizovës në Shkup. Sipas informacioneve të para, kamioni me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek, me ç’rast jetën ka humbur shoferi i kamionit. Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit, nëse është gabimi i tij apo automjeti ka pasur defekt. Policia po vazhdon të kryej hetime në vendin e ngjarjes./Alsat

Loading...