Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur u qëllua për vdekje në Garges-les-Gonesse, Val-d’Oise, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për reperin francez, Samat, të cilin e ka kujtuar me mall miku i tij i afërt Soolking nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ky i fundit njihet për bashkëpunimin “Zemër” që e ka pasur me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora.

Sipas mediave te huaja, reperi ishte në parkingun e McDonald, kur nga një automjet tjetër u qëllua me plumb në kokë.

Mediat franceze shkruajnë po ashtu se ai kishte probleme me ligjin./Lajmi.net/

Loading...