Vdes aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Hyseni, i njohur si Doda.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Hyseni ishte i plagosur në protestat e vitit 2007, të organizuara nga LVV.