Vazhdon gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rrënimin e kompleksit “Kosmos” pasi seanca e kaluar u anulua për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit, Toni Trajkovski.

Sot elaborim për gjendjen shëndetësore të Trajkovskit duhet të japë doktoresha e cila ka dhënë vërtetim se i akuzuari nuk është në gjendje t’i ndjekë seancat.

Në seancën e kaluar, avokati i të akuzuarit Toni Trajkovski, Jovica Strashevski reagoi se klienti i tij është me terapi dhe se nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

“Ka diagnozë prej mjekëve, të cilën nuk do të dëshiroja ta komentoj, nuk është fisnike. Rekomandojnë qetësi dhe se nuk mund të marrë pjesë në gjykim për 15 ditë”, deklaroi Strashevski.

Prokurori Burim Rustemi, për shkak të rrethanave të tilla kërkoi që procedura të ndahet për Toni Trajkovskin, ndërsa mbrojtja reagoi se nuk mund të udhëhiqet procedurë kundër nxitësve me veçimin e procedurës për të akuzuarin, autori i veprës.

Lëndën e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Seanca e parë për gjykimin për “TNT” u mbajt më 24.01.2018, por për shkak të skadimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të këshillit gjykues procesi u kthye nga fillimi.

Për veprën të akuzuar janë më shumë persona midis së cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryebashkiaku i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.