Komuna e Qendrës sot ka vazhduar me rrënimin e ndërtimeve të paligjshme të kafeneve. Punëtorët e angazhuar nga Komuna në bashkëpunim me policinë, kanë filluar që ti largojnë ndërtimet e paligjshme në rrugën Leninova. Edhe pse mbrëmë kishte paralajmërime se pronarët do ti rrënojnë vetë ndërtimet ilegale, ata nuk kishin ndërmarrë një veprim të tillë, për këtë shkak ka intervenuar vetë Komuna. Pronari i njërës nga kafenetë mëngjesin e sotëm kanë filluar që vetë ti largojnë tarracat njofton portali sdk.mk

Në rrugën Leninova ka disa tarrace të paligjshme dhe siç kanë njoftuar nga Komuna një nga një të gjitha do të rrënohen.