Basilio Ndong do të jetë bardhekaltër edhe për tre sezonet e ardhshme. Njoftojmë se drejtuesit e klubit dhe Basilio kanë arritur marrëveshje të re, duke zgjatur bashkëpunimin deri në janarin e e vitit 2022.

Mbrojtësi i majtë nga shteti i Guinea Ekuatoriale, skuadrës tonë për herë të parë iu bashkua me 30 janar të vitit 2018, ndërsa deri më tani ishte ndihmes e madhe në lojën e Shkupit, ku më shumë u dallua në ndeshjet Liga Europës kundër Glasgou Rengersit, duke mos anashkaluar edhe ato në kampionat.

Në situatë kur synojmë sërish daljen në Europë, stafi teknik në konsultim me drejtuesit e ekipit kanë paraparë që vazhdimi bashkëpunimit me Basilion do të jetë i frytshëm për Shkupin në arritjen e objektivave të sezonit./fc shkupi/

Loading...