Varheli: Negociatat aderuese në Shkup dhe Tiranë të fillojnë në pranverë

Komisari për zgjerim Oliver Varheli tha se negociatat aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Deklaratën e dha pasi që arrit në mbledhjen e Këshillit të BE-së në nivel të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel.

Varheli tha se ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian janë takuat me diplomatët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria para mbledhjes së Samitit të BE-së në Bruksel.

“Debati ishte inkurajues. Siç duket do të mund të shkojmë përpara dhe ta rregullojmë gabimin e bërë në tetor. Duhet t’i fillojmë bisedimet për aderim me dy shtetet në pranverë”, tha Varheli.

Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për fillim të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Franca kushtëzoi hapa të mëtutjeshëm në procesin e aderimit në BE, me reforma në vetë procesin.

Komisioni i ri Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re për procesin aderues deri në fund të janarit.