Turqia ka filluar ofensivën kundër kurdëve në Verilindje të Sirisë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti turk Erdogan, që mesa duket telefonata e presidentit rus, Vladimir Putin nuk i ka ndërruar mendje. Të paktën 5 mijë trupa kanë hyrë para pak çastesh në territorin sirian duke larguar blloqet e çimentove që ndanin kufijtë mes dy vendeve. Menjëherë pas lajmit të Erdoganit se Turqia po pushton Verilindjen e Sirisë ku ndodhet popullata kurde, kanë filluar edhe bombardimet e para me artileri të rëndë kundër forcave kurde, por agjenci të lajmeve vendore pohojnë se bombardimet po zhvillohen edhe kundër popullatës civile, që po largohen me shpejtësi nga qytetet ku po zhvillohet operacioni.

Loading...