Urim nga Zaev me rastin e ditës së mësimit në gjuhën turke

Kryeministri Zoran Zaev me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke, dërgoi urim deri tek pjesëtarët e bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Sot, kur Maqedonia e Veriut ndërton një shoqëri për të gjithë qytetarët, pjesëtarët e bashkësisë turke janë pjesë e përbashkët dhe konstruktive të shoqërisë tonë të përbashkët turke. Bashkëqytetarët tanë të shquar të komunitetit turk e japin kontributin personal dhe të rëndësishëm në zhvillimin e mozaikut tonë multikulturor dhe multietnik”, shkroi kryeministri Zaev në urim.

Respekti ndaj tjetrit dhe mbështetja për çdo bashkësi për ta kultivuar dhe ruajtur gjuhën amtare, potencoi ai, është me rëndësi të madhe pasi i bashkon njerëzit.