Autoritetet serbe kanë konfirmuar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 6, një person i panjohur është lajmëruar se në aeroportin e Beogradit në aeroplanin për në Frankfurt është vendosur bombë.

Piloti na tha “merrni të gjitha gjërat me vete dhe dilni jashtë, kemi problem teknik” – ka thënë për Kurir.rs një udhëtarë.

Po hetohet nëse lajmërimi për bombë ka qenë i rremë, ndërsa në ndërkohë po kërkohet personi që ka paraqitur rastin.

Udhëtarët ende po enden korridoreve të aeroporiti dhe nuk janë nisur për në Frankfurt, ndërsa “Lufthansa”, aeroplani i të cilëve ishte penguar për të fluturuar për shkak të paralajmërimit për bombë, ka konfirmuar se janë evakuuar rreth 130 udhëtarë.

Loading...