Reperi Cozman para një jave e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull ‘You know me’.

Kënga u pëlqye nga publiku dhe ka arritur 1 milionë klikime, mirëpo nuk u vu re një detaj.

Ani pse ai dhe BabaStars i kanë ndarë rrugët, projekti më i ri muzikor nga Cozman është publikuar në kanalin zyrtar të BabaStars në Youtube.

Për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë çështje, pra se çka fshihet pas kësaj Lajmi.net ka provuar të marrë përgjigje nga të dya palët.

Cozman nuk pati qasje në telefon derisa menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti refuzoi të jap përgjigje./

Kujtojmë se pas daljes nga BabaStars, Cozman e kishte publikuar një tabelë ku tregon përqindjet e tyre brenda grupit, e si duket akoma nuk i kanë ndarë komplet rrugët.