Tusk: Reforma për zgjerimin e BE-së nuk duhet të jetë i dëmshëm për Ballkanin Perëndimor

Lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE), kryetari i deritashëm i Këshillit Evropian, Donald Tusk me vërejtje ndaj presidentit francez, Emanuel Makron dhe ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxon të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mund të pajtohem se procesit të zgjerimit i nevojitet reformë siç kërkon Makron, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet Ballkan stabil”, ka thënë Tusk në intervistën për gazetën polake, “Gazeta viborça”.

Tusk ka drejtuar kritika ndaj Makronit për shkak të bllokimit të fillimit të negociatave qasës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se është bërë fjalë për fillim formal të bisedimeve, ose të jepet sinjal pozitiv që i nevojitet Ballkanit Perëndimor, jo të vërtetohet zgjerimi.

“Nëse ndaj Makronit duhet të sillemi si ndaj një lideri evropian, ai atëherë duhet të ndjejë përgjegjësi për mbarë Evropën, jo vetëm për Francën. Kjo çdoherë ka qenë karakteristikë e Angela Merkelit. Secili gabon, por ajo çdoherë mendon në Evropën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për shkak të mbrojtjes së Evropës si tërësi”, ka thënë Tusk.

Kryetari i ri i PPE-së poashtu në intervistë e kritikon Makronin për raportin ndaj NATO-s.

“Patjetër të jemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë kemi presidenti i cili është hapur kundër BE-së si partner kundër Evropës. Por, kryetarët vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Trampin, mu Makroni si një prej liderëve më të rëndësishëm evropian, duhet fuqishëm t’i ruajë raportet tona me SHBA-në”, ka thënë Tusk.

Ai është përqendruar edhe në deklaratat pozitive të Makronit për Rusinë dhe presidentin e saj, Vlladimir Putin.

“Nuk jam aq i zhgënjyer, sa i dezorientuar. Çka dëshiron ai të arrijë, cilët janë qëllimet e tij të vërteta? Shpresoj se Makron do të mbetet në synimin deri në fund ta mbrojë Ukrainën nga Rusia. Nëse nuk arrijmë ta mbrojmë, ai do të jetë problem i madh për mbarë Evropën, pasi çështja ukrainase na prezanton neve- Evropën me parimet e saja”, ka thënë Tusk.